Futboll Sport

SHKELJE ME NË LIDHJE ME AKADEMINË/ Prokuroria nis hetimet për drejtuesit e Bayern Munich

Probleme me drejtësinë? Sipas “WDR”-së klubi i Bajernit është nën hetim nga prokuroria. Më saktë, nën hetim kanë përfunduar tre drejtuesit kryesorë të skuadrës, Oliver Kahn, Hasan Salihamixhiç dhe Karl Hainc Rumenige, ky i fundit për kohën që ka qenë si CEO. Për çfarë bëhet fjalë?

Sipas prokurorisë, klubi gjerman ka bërë disa shkelje në lidhje me akademinë e skuadrës, më saktë disa trajnerë kanë deklaruar se punojnë aty me pagë 450 euro në muaj, ndërkohë që sipas prokurorisë bëhet fjalë për një shumë më të madhe.

Dyshimet kanë lindur pasi policia ka marrë në pyetje disa njerëz që punojnë në akademinë e klubit të Bajernit të cilët u janë përgjigjur në mënyrë të dyshimtë autoriteteve.

Këta të fundit kanë raportuar gjithçka në prokurori. Ndërkohë që sipas “Bild”, kjo çështje ka disa javë që hetohet duke akuzuar drejtuesit e Bajernit për heshtjen e tyre.

Ndërkohë që të tre drejtuesit e lartpërmendur do të thirren nga drejtësia për të dhënë versionin e tyre, prokuroria gjithashtu do të kërkojë dokumente në lidhje me të gjithë personat që punojnë në këtë akademi për të krijuar një ide më të qartë në atë çfarë po ndodh aty.

Kujtojmë që projekti i akademisë është prezantuar nga ish-CEO, Karl Hainc Rumenige, si një nga projektet më të mëdha dhe më të kushtueshme të klubit gjerman në këto 50 vitet e fundit.

Nëse ky projekt është në shkelje me ligjet gjermane dhe nëse drejtuesit kanë punuar në mënyrë të paligjshme, kjo do të mësohet në javët e ardhshme.

Pas zbardhjes së këtij lajmi me siguri do të ketë dhe një prononcim zyrtar nga klubi i Bajernit në ditët e ardhshme. Kujtojmë që ky klub edhe më parë ka pasur probleme me drejtësinë edhe pse jo direkt.

Ish-presidenti Uli Hënes u dënua me burg për fshehje të të ardhurave të tij në vitin 2014 duke ndenjur gati dy vite pas hekurave në një burg ku më parë kishte kryer dënimin edhe Adolf Hitleri.

Related posts

FLAMURTARI SI ISLANDA/ Lojtarët dhe tifozët dhurojnë SPEKTAKËL pas ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 3-0

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Gafë e pafalshme në mbrojtje, Torasa ndëshkon “Fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment