Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA “AKORDI”/ Barcelona vendos ultimatum, Dembele rinovon ose përfundon në… tribunë

Barcelona nuk ka ndër mend të tolerojë më sjelljen e menaxherëve të Osman Dembelesë.

Rinovimi i sulmuesit francez ka mbetur pezull, teksa menaxherët e lojtarit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për një pagë më të lartë.

Edhe klubi katalanas nuk lëviz nga llogorja e vet dhe, sipas gazetës “Sport”, Barcelona nuk ka ndër mend të bëjë ndonjë ndryshim në ofertën e saj kundrejt Dembelesë.

Madje, kjo gazetë ka bërë me dije se në klub janë lodhur dhe zhgënjyer nga zvarritja e situatës dhe kanë vendosur të mos pranojnë më asnjë tekë tjetër.

Tashmë klubi “Blaugrana” ka vendosur t’i japë një ultimatum Dembelesë, duke kërcënuar me lënien e tij në tribunë.

Situata është e qartë tashmë, Dembele ose rinovon me kushtet e Barcelonës, ose përfundon në merkaton e dimrit e më keq më shumë, përfundon në tribunë.

Related posts

“ËSHTË ENDE HERËT QË TË RIKTHEHEMI”/ Bale: “La Decima” më e preferuara, ja me cilën skuadër jam tifoz

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri i njohur italian përfundon në karantinë (EMRI)

Delo.autor

NË KËRKIM TË “TIMONIERËVE”/ Elita në “ajër”, 4 skuadra pa trajnerë

F.autor

Leave a Comment