Futboll Sport

NUK NDODH PREJ 14 VITESH/ Interi arrin statistikën e veçantë për të dytën herë në histori

Interi mbrëmjen e djeshme ka arritur të korrë suksesin e 8-të radhazi në kampionat teksa kanë mposhtur në stadiumin “Giuseppe Meazza” Lacion me rezultatin 2-1 falë golave të dy qendërmbrojtësave, Milan Skriniar dhe Alesandro Bastonit.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Interi ka arritur një ecuri mahnitëse teksa në 20 javë të këtij sezoni në Serinë A ka koleksionuar 49 pikë, hera e dytë e ndodhur në historinë e zikaltërve pas atij të sezonit 2007/2008 nën drejtimin e trajnerit Roberto Mançini.

Skuadra e Simone Inzagit aktualisht mban vendin e parë të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Milani dhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar pas shtyrjes së ndeshjes së parë të vitit kalendarik 2022 ndaj Bolonjës në stadiumin “Renato Dall’Ara” për shkak të infektimeve masive që prekën ekipin emilian.

Related posts

PORTIERI I POLONISË I HABIT TË GJITHË/ Shikoni çfarë ishte duke konsumuar para sfidës ndaj Spanjës (FOTO)

Delo.autor

Federer eliminohet nga Wimbledon, Djokovic shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMF SPEKTAKOLAR/ Ballshiotët mposhtin Tiranën dhe marrin kreun e Superiores

Delo.autor

Leave a Comment