Futboll Sport

E PABESUESHME/ Mësoni se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kombeve

Zhvillimi i gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Kombeve të UEFA-s është vendosur të luhet në Portugali në qershor të vitit të ardhshëm.

Finalet do të zhvillohet në Portugali, pasi kampionët europianë siguruan vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Kjo do të zyrtarizohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në Dublin të hënën më 3 dhjetor, ku do të hidhet dhe shorti final.

Në muajin mars, Polonia, Portugalia dhe Italia shprehën interes për organizimin e  finaleve, pasi që të tre kombet ishin në Grupin 3 të Ligës A, por ishte vendosur se fituesit e grupit do të ishin mikpritësit e finaleve.

Portugezët siguruan zhvillimin e finaleve pas barazimit 0-0 të së shtunës në Itali ndaj azzurrëve.

Portugalia ka propozuar “Estadio do Dragao” të Portos dhe “Estadio D. Afonso Henriques” në Guimaraes si vende pritëse të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale.

Gjysmëfinalet do të luhen të mërkurën dhe të enjten e 5 dhe 6 qershorit, me vendin e tretë dhe finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s, që do të mbahet të dielën më 9 qershor.

Ofertat duhej të ishin dy stadiume me një kapacitet prej së paku 30 mijë vendesh të vendosura në mënyrë ideale në të njëjtin qytet pritës ose rreth 150 km larg nga njëri-tjetri.

Related posts

KURORËZON SHOKUN E TIJ TË EKIPIT DE LIGT/ Chiellini: Vetëm 20 vjeç por duket sikur ka mendjen e një 30-vjeçari…

Delo.autor

PSG nuk po e bind dot mesfushorin të rinovojë, Barcelona “fërkon duart”

Isa.Autor

RRËFEHET Dybala: I kam thënë Cristiano Ronaldos se e kam urryer

F.autor

Leave a Comment