Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ Hysajt i doli emri te Atletico, madrilenët marrin vendimin për mbrojtësin

Elseid Hysaj në ditët e fundit është kthyer përsëri në merkato dhe me një hipotezë shumë të bujshme. Edhe pse kishte vetëm 6 muaj te Lacio, në Itali u përfol se ai mund të largohej nga kryeqytetasit, për të shkuar të një skuadër me emër si Atletiko Madrid.

Kjo e fundit e është interesuar vazhdimisht për të dhe me largimin e Tripie, është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë me eksperiencë. Por me sa duket gjithçka do të mbetet në rangun e interesimit, pasi spanjollët kanë gjetur shpejt një zgjidhje me kosto të ulët të paktën për këtë sezon.

Klubi ka bërë hapat e parë për të siguruar 32-vjeçarin Daniel Vas nga radhët e Valencias. Palët kanë gjetur një akord për blerjen e kartonit të tij për rreth 5 milionë euro, ndërsa raportohet se shifra që kishte kërkuar Lacio për Hysajn ishte ajo që kishte bërë Atletikon të tërhiqej menjëherë nga negociatat.

Related posts

ANALIZA/ Nga Botërori te vërshëllimat, sulmuesi Morata kërkon hakmarrjen

Delo.autor

U SKUALIFIKUA NGA EUROPA LEAGUE/ Por nuk iu ndanë zakonit. Tirana bën gjestin e veçantë pas ndeshjes

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Hamilton i jep leksion Ferrarit, britaniku fiton edhe në Brazil

Isa.Autor

Leave a Comment