Futboll

Balotelli pret ftesën: Nëse më telefonojnë, jam gati të rikthehem me kombëtaren

Mario Balotelli e konfirmon se dëshiron të rikthehet në ekipin kombëtar, por nuk e di nëse do ta thërrasë trajneri i përkohshëm Luigi Di Biagio.

Prej Botërorit 2014, sulmuesi i Nices nuk ëhstë pjesë e Kombëtares së Italisë në atë kohë e drejtuar nga Antonio Conte dhe më pas nga Giampiero Ventura, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Nuk di asgjë, por nëse më telefonojnë unë e dua ekipin kombëtar dhe do të kthehem, por siç thashë, nuk di asgjë. Conte nuk më grumbullonte me Kombëtaren për shkak se unë e meritoja pasi nuk po luaja mirë ndërsa vendimet e Venturës nuk i kam kuptuar kurrë”, tha ai gjatë intervistës për revistën “Tiki Taka”.

Kujtojmë që në fund të sezonit Balotellit i përfundon kontrata me klubin aktual dhe duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

 

Related posts

Lazio largon Inter-in nga Champions me përmbysje

Sadik.Autor

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TIJ TEK BAYERN/ Mesfushori Martinez: Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti

Delo.autor

DHUNA NË DERBI/ Tirana dënohet me 4 ndeshje pa tifozë, ndalohen përjetë të proceduarit

F.autor

Leave a Comment