Futboll Premier League

Mourinho-mediave: Nuk do të transferojmë sulmues, spekuloni diçka tjetër

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se skuadra e tij nuk do të transferojë sulmues gjatë verës së ardhshme

Jose Mourinho ka vazhduar luftën me mediat, të cilave u ka thënë të mos shkruajnë për ndonjë sulmues të ri, por të merren me diçka tjetër.

Portugezi insiston se ka mjaftueshëm sulmues në skuadër dhe nuk do të transferojë një tjetër të ri gjatë verës.

“Është keq për ju, sepse ju pëlqen të keni për çka të shkruani dhe të spekuloni veçanërisht gjatë verës, por unë nuk dua sulmues, kështu që mos flisni për sulmues që do të vijnë, sepse askush nuk po vjen”, tha fillimisht Mourinho.

“Juan Mata, Lukaku, Rashford, Martial, Alexis… Nuk dua sulmues të ri, dhe për spekulime gjatë verës ju duhet të shkoni në reparte tjera, por jo për sulmues sepse jam i lumtur”.

Related posts

AKORDI NAPOLI-REJA/ Ja 3 arsyet pro dhe kundër për drejtimin e skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

NUK PO AKTIVIZOHET NË POZICIONIN E TIJ/ Ylli i Chelsea-t i mërzitur me trajnerin Lampard, mendon lëvizjen drejt Italisë

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Kompanitë e basteve nuk i japin asnjë shans Shqipërisë, ja koeficientët…

Delo.autor

Leave a Comment