Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E JANARIT/ I pavendosur në Mynih, Barcelona kërkon mbrojtësin e Bayern Munich…

Bajerni i Mynihut ka aktivizuar të gjithë “artilerinë” e tij për të bindur Niklas Zylen që të vijojë karrierën në Mynih.

Por mbrojtësi nuk duket shumë i joshur nga oferta e bavarezëve dhe me kontratën e tij që skadon në mbyllje të sezonit ai rrezikon të largohet me parametra zero në verë.

Kjo ka bërë që mjaft klube të rëndësishme në Europë të fërkojnë duart dhe të nisin kontaktet me mbrojtësin e kombëtares gjermane.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane dhe ato spanjolle, Barcelona ka shfaqur interes në rritje në orët e fundit për të pasur shërbimet e Zyles.

Sipas podkastit “Bayern Isinder” të ideuar nga Kristian Falk, katalanasit shohin te Zyle një partner ideal për Pikenë.

Aq më shumë vlen Zyle për Barcelonën duke vlerësuar dhe pozitat financiare të klubit, sepse gjermani mund të vinte me kosto zero.

Veç Barcelonës edhe klube të tjera në Premier Ligë kanë shfaqur interes për gjigantin e Bajernit.

Related posts

E FUNDIT/ ROMA ofron 40 milionë euro për lojtarin më të SHPEJTË NË BOTË

Isa.Autor

FLET GRUAJA E ICARDIT/ Ai gjithmonë ka dëshiruar të luajë dhe të qëndrojë tek ekipi i…

Isa.Autor

LIVE/ Starton ndeshja mes Italisë dhe Portugalisë, “axurrët” gati të marrin “hakun” ndaj luzitanëve

Isa.Autor

Leave a Comment