Futboll La Liga Sport

SHËNOI GOL HISTORIK NDAJ REAL MADRID/ Futbollisti kërkon punë “live” si gazetar (VIDEO)

Real Madrid vuajti të shënonte golin e parë, në fitoren 3-1 të Kupës së Mbretit, ndaj Unionistas. Pa ndonjë shkëlqim të madh, megjithatë të bardhët shijuan kualifikimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni në Spanjë. Gareth Bale dhe James Rodríguez u kthyen në formacionin startues të Zidane. Të dy lojtarët treguan se mund të jenë pjesë e rëndësishme e galaktikëve dhe meritojnë më shumë minuta në këtë sezon.

Sidoqoftë, Álvaro Romero ishte lojtari, që e vodhi “skenën” në një moment, bashkë me duartroktijet e tifozëve. Në pjesën e dytë, Romero shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së “Los Blancos”, për të shënuar golin e nderit të Unionistas. Një gol historik, që fiksoi barazimin e përkohshëm të ndeshjes. Minutat kaluan dhe të bardhët ishin në gjendje ta kthenin rezultatin në favor të tyre.

Në fund të ndeshjes, që nuk do ta harrojë kurrë, Romero u intervistua nga gazetarët. 22-vjeçari nuk kishte ide më të mirë, sesa të përfitonte nga minutat e tij para kameras, për të kërkuar punë. Jo puno dosido, por si gazetar: “Unë po prezantoj veten. Si jeni, unë jam gazetar, në rast se ndonjë gazetë dëshiron të më punësojë mua…”, – tha lojtari 1.47 metër i gjatë me të qeshur. Romero e pranoi që Madridi ishte superior, por qëllimi i skuadrës së tij ishte të jepte gjithçka në fushë.

Related posts

PARTIZANI GJEN KUNDËRSHTARIN E RADHËS/ “Demat e Kuq” masin forcat me ekipin e Kategorisë së Parë…

Delo.autor

I DESTINUAR PËR TË TUNDUR RRJETËN/ Armando Broja, më efikas se Lukaku dhe Salah

Delo.autor

“CONTE ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS FUTBOLLIT”/ Mesfushori Matic thur elozhe: Bën lojtarët të vrapojnë për…

Delo.autor

Leave a Comment