Futboll Premier League Sport

“NUK DI ANGLISHT, PREFEROJ QË…”/ Coutinho dhe momenti gazmor pas debutimit fantastik

Nuk e kishte menduar kurrë se debutimi i tij me fanelën e Aston Villa do të ishte aq magjik dhe i bukur ndaj Manchester United…

Le ta quajmë debutim ëndrrash atë të brazilianit, që është huazuar nga Barcelona te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard.

Rikthimi në Premier League rezultoi ai i duhuri për mesfushorin brazilian i cili shënoi që në debutim duke i dhënë 1 pikë skuadrës së tij në sfidën delikate ndaj Manchester United, ndeshje që përfundoi në barazim 2-2.

“Më kanë munguar këto ndeshje, më ka munguar Premier League. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Po, isha pak nervoz! Nuk flas shumë mirë anglisht, preferoj të luaj më shumë futboll në fushë sesa të flas”, përfundoi ylli brazilian pas ndeshjes ndaj Manchester United.

Pra, koment shkurt por i qartë.

Related posts

Mancini: Unë e kam rindërtuar Interin!

Q.Autor

KORONAVIRUSI NDEZ ALARMIN DHE NË FUTBOLL/ Federata kineze pezullon të gjitha ndeshjet e vitit 2020

Delo.autor

U SHTY DY HERË/ Por koronavirusi nuk e lejon zhvillimin e tij. UEFA vendos të anulojë Europianin e…

Delo.autor

Leave a Comment