Futboll Sport

ZYRTARE/ Diego Kosta pranë rikthimit në kontinentin e vjetër, ndërpret bashkëpunimin me klubin brazilian

Tashmë është zyrtare, Diego Kosta është një lojtar i lirë pasi ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën me klubin brazilian, Atletiko Mineiro.

Sulmuesi spanjoll lë skuadrën e njohur braziliane pas pak muajsh, ku në 19 ndeshje ka realizuar 5 gola dhe ka fituar dy tituj, kampionatin dhe Kupën e Brazilit.

Sulmuesi 33-vjeçar, ish-lojtar i Atletikos së Madridit dhe Çelsit me shumë mundësi do ta vijojë karrierën në kontinentin e vjetër ku pritet të rikthehet sërish në Europë pas pak muajsh në Brazil.

Mediat e huaja raportojnë se prej ditësh Diego Kosta me Arsenalin kanë avancuar kontaktet e tyre ku për çështje orësh mund të ketë dhe një akord mes palëve.

Related posts

MIQËSORJA NDAJ ALANYASPOR/ Ja formacioni zyrtar i Tiranës

Delo.autor

Strakosha ndien konkurrencë/ Lazio gjen zëvendësin e “gardianit” shqiptar

Sadik.Autor

“Shqiptari” Tramezzani kujtohet për SHQIPONJËN, nuk harron as natën e BEOGRADIT

Isa.Autor

Leave a Comment