Futboll Shqipëri Sport

“Shqiptari” Tramezzani kujtohet për SHQIPONJËN, nuk harron as natën e BEOGRADIT

Ish-zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Paulo Tramezzani, mori drejtimin e Apoel Nicosia para pak ditësh. Ai mbetet i lidhur fort me kombëtaren shqiptare dhe me simbolet kuqezi jo vetëm për faktin se ka një pasaportë shqiptare, por kaloi një periudhë shumë të suksesshme në vendin tonë. Një intervistë të tij për “laRegione”, tekniku u pyet dhe në lidhje me përdorimin e simbolit të shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri në fitoren kundër Serbisë me rezultatin 2-1.

Ai flet pa ndrojtje dhe me siguri. “Së pari dua të lë jashtë diskutimet politike, pasi nuk kam të bëj fare me to. E mbaj mend në kualifikueset e 2016 kur luajtëm në Beograd, u ndërpre nga mbërritja e një droni në fushë me flamurin e Shqipërisë së madhe me mbishkrimin ‘autochthonous’. Po, atje ishte një çështje politike. Për gjestin e Xhakës, unë kam jetuar për 5 vite në realitetin e Shqipërisë, nuk shoh asgjë të gabuar, pasi nuk ishte kundër askujt, por donte të kujtonte një pjesë të origjinës ballkanike, pasi për ta ai simbol do të thotë shumë.

“E di mjaft mirë vlerat e shqiptarëve të Kosovës, unë e di se sa kanë vuajtur dhe se sa janë të lidhur me tokën e tyre dhe e kuptoj dëshirën e lojtarëve për të paraqitur ndjenjat e tyre në një moment të fortë. Nuk dua të them nëse ishte e saktë, apo e gabuar, duke qenë se veshin fanellën e një kombëtareje tjetër e kuptoj dhe dikë që mund të jetë bezdisur. Nuk e shoh si diçka të keqe nga lojtarët, por diçka natyrale dhe të kuptueshme”, – u shpreh ai.

Related posts

PAS LARGIMIT NGA STOLI I TOTTENHAM/ Ja shuma e frikshme që ka fituar Mourinho nga ndërprerjet e kontratave…

Delo.autor

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG e gjen zëvendësin e Rabiot në Premier, ja paga stratosferike

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ E konfirmon vetë kreu komitetit, Pfizer dhuron vaksina për atletët në prag të Lojërave Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment