Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Bajrami “çmend” Serinë A. Jo vetëm Juventus, në lojë futet edhe Milan

Nedim Bajrami është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit në Itali, me klubet e Serisë A që shohin te 22-vjeçari i përfaqësueses shqiptare një nga lojtarët me të ardhme të sigurt në elitën e futbollit në këtë vend.

Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A me Empolin, duke u kthyer shpejt në një nga lojtarët e rinj më interesant.

Prej ditësh përflitet për negociatat me Sassuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon.

Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin. Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sasuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare.

Related posts

Dy klubet e vetme që mund të blinin Pogba nuk janë të interesuar

Sadik.Autor

MILANI NË PANIK/ Chelsea dhe PSG duan t’i marrin liderin e ekipit

Isa.Autor

Aleix Vidal drejt largimit nga Barcelona, Roma rivalizon Sevillan për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment