Futboll

Beteja për Presidentin e ri të FSHF/ Rama merr anë në garën Duka – Fino

Prej kohësh në rrethet futbollistike dhe ato politike po qarkullon herë në formën e një thashethemi dhe herë në formën e së vërtetës, ideja se deputeti socialist Bashkim Fino, ka ndërmend të kandidojë për t’i rrëmbyer Armand Dukës kreun e FSHF-së. Madje idhtarët e teorive konspirative e kanë parë edhe ngjitjen e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës në drejtimin e Partizanit, si një përforcim të klanit që po kërkon rrënimin e mbretërimit 16 vjeçar të Dukës. Pikërisht për këtë skenar është pyetur në “Top Story” edhe kryeministri i cili ka dhënë një përgjigje që i hedh më shumë benxinë zjarrit. “Unë nuk jam këtu për të ndërprerë ambicjen e askujt për të kandiduar” ka thënë Rama.

Në pamje të parë përgjigja e tij është korrekte. Por po t’i hysh në detaje vëren diçka më tepër. Prej kohësh njerëz pranë ish kryeministrit Fino kanë lobuar që Edi Rama t’a përkrahë atë. Fuqia e kryeministrit dhe kreut të PS që kontrollon pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të cilat kanë një peshë të madhe në votimin që do të zhvillohet në asamblenë e FSHF-së është pothuajse përcaktuese në këtë garë. Kështu që sinjali i Ramës që “unë nuk e pengoj Finon” mund të merret si një shkelje syri për të.

Por nga ana tjetër ajo mund të merret si një ndërhyrje politike në pavarësine e futbollit, që është një vijë e kuqe e pakapërcyeshme për te cilen  FIFA dhe UEFA kanë dhënë shembuj se nuk lejojnë të preket. Rastet e betejave te Berishes me Duken jane shembulli me i kire per kete.

Prandaj Rama ka zgjedhur mënyrën e butë për të thënë se as e pengoj as e mbështes Bashkin Finon duke i shkelur një sy mbështetësve të tij, se ai nuk e quan herezi ndryshimin në krye të FSHF.

Related posts

TEUTA GATI PËR EUROPËN/ Shkëmbi mbyll merkaton dhe mendon për…

Delo.autor

Angela Merkel mbron Özil: Lojtar fantastik, ka bërë shumë për kombëtaren gjermane

Isa.Autor

Mesfushori kroat i vetëofrohet Milanit, “Djalli” mendohet…

Sadik.Autor

Leave a Comment