Futboll Seria A Sport

E VENDOSI NJË GAFË E GJYQTARIT/ Kërkohet përsëritja e Milan-Spezia: E mundur nëse arbitri…

Codacons (Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit) do të paraqesë një paralajmërim duke kërkuar përsëritjen e Milan-Spezia, për gabimin e arbitrit Serra, i cili përmbysi fatet e sfidës.

Është padyshim një gabim teknik i zhurmshëm, i kryer sigurisht në mirëbesim nga arbitri Serra, siç dëshmohet edhe nga reagimi në fushë i arbitrit, i cili menjëherë u kërkoi falje lojtarëve kuqezi.

Këta të fundit, ndër të gjithë Rebiç treguan një sportivitet të jashtëzakonshëm ndaj tij, por fatkeqësisht përfundoi duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në lojë”, u shpreh presidenti i Codacons, Marco Donzelli.

Codacons gjithashtu shkruan: “Nëse arbitri e pranon publikisht që gabimi i tij ka ndikuar në fatet e sfidës, atëherë ka mundësi që ndeshja të përsëritet. Ne do t’i kërkojmë zyrtarisht FIGC-së të përsëritet ndeshja, në mënyrë që të mbrojmë ecurinë e rregullt të garës sportive”.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Romero kalon RONALDON dhe sfidon… MESSIN

Sadik.Autor

RIKTHEHET POGBA/ Një muaj për ta bërë Juventusin të dashurohet sërish

F.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Atalanta. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment