Futboll Seria A Sport

18-VJEÇARI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Milan sfidon Inter dhe Juventus për një talent të madh…

Një emër i ri ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Serisë A. Bëhet fjalë për Nicolo Rovella-n, mesfushor i Genoa-s.

Është 18 vjeç, por ka shumë personalitet, siç ka treguar edhe në derbin e së dielës së kaluar kundër Sampdoria-s.

Portali calciomercato.com ka shkruar për interesimin e Milan-it për lojtarin, i cili ndiqet edhe nga Inter-i dhe Juventus-i.

Siç dihet, fondi Elliott është gjithmonë i vëmendshëm ndaj të rinjve interesantë të panoramës europiane dhe nuk është një surprizë ky interesim për mesfushorin e ri.

Një tjetër aspekt që duhet mabjtur parasysh është se kontrata e Rovella-s skadon në vitin 2021: një mundësi e madhe në merkato për të mëdhatë e futbollit italian.

Enrico Preziosi, presidenti i Genoa-s, do të bëjë gjithçka është e mundur për të shmangur rrezikun që talenti i tij të largohet nga klubi me kosto zero.

Në fakt, ka nisur prej disa javësh negociatat me lojtarin për rinovimin e kontratës.

Related posts

“EURO 2020″/ Zhvilloi performancë fantastike, ja kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Hungari-Francë…

Delo.autor

Inter kërkonë rinovimin me sulmuesin Mauro Icardi

Sadik.Autor

STATISTIKAT E KARTONAVE/ Tirana dhe Vllaznia, më gjaknxehtët në Superiore. Partizani e Laçi bëhen shembull

Delo.autor

Leave a Comment