Futboll Sport

TRUKIMET E ZGJEDHJEVE/ Si njerëzit e futbollit po humbasin vlerat me pranimin e votimeve si në sistemin komunist

Trukimet që po ndodhin nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale ka ngjallur mjaft reagime për mënyrën skandaloze dhe fars që po bëhet në prag të zgjedhjeve për presidentin e FSHF-së, ku Armando Duka synon që pas 20- vitesh të mbretërojë dhe për katër vite të tjera.

Në një postim rreth këtyre skandaleve faqja e njohur Superliga Shqiptare shkruan:

“Nuk kam asgjë me askËnd edhe s’dua të ma marrë dikush për keq mendimin tim.

ZGJEDHJET NË SHOQATAT RAJONALE JANË NJË FARS PARA ASAMBLES SE FSHF-SE.

Të gjithë e dimë që Armand Duka do fitoj sËrish me hile apo me të “drejtë” si gjithmonë ai do fitoj.

Shoh njerëz që kanë kontribuar në futboll i kanë humbur vlerat e tyre duke u bërë pjesë e këtyre skenave të turpshme.

Ku ka arritë ky vend për një vend pune njerëzit dalin e votojnë si në sistemin komunist.

Turp…..”, thuhet në postimin e tyre. (TemA)

Related posts

PLAS NË SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Shikoni momentet e tensionit mes futbollistëve në fund të takimit (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare: Dortmund huazon yllin e Chelseat

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Tirana. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment