Futboll Premier League Sport

HABIT ME KUSHTIN QË I VENDOS CHELSEA-T/ Çmendet Rudiger, kërkon një pagë prej… 55 milion eurosh

Mbrojtësi gjerman i Çelsit, Antonio Rudiger, nuk do të jetë më lojtar i “bluve” të Londrës sezonin e ardhshëm. Ai ka habitur me kërkesën e tij duke i bërë disa klube të stepen.

28-vjeçari ka kërkuar që paga e tij të jetë 55-milion euro në 4 sezone, përfshirë dhe bonuset. Një kërkesë që ka bërë ekipet që e kërkojnë atë të mendohen dhe një herë.

Real i Madridit ishte një nga klubet që pëlqente më së shumti gjermanin dhe anasjelltas, por “los blancos” janë tërhequr për momentin për shërbimet e Rudiger.

Gjithashtu ekipet e tjera që duan Rudiger në ekipin e tyre dhe që mund t’i plotësojnë kërkesat gjermanit janë Mançester Junajtid, PSG, Juventus dhe Bajerni Mynihut.

Related posts

Figo: Shpresoj që Interi ta fitojë Scudetton, nuk duhet shitur Icardi

Q.Autor

DRIDHEN TIFOZËT KUQEZI/ MILANI pret DËNIMIN nga UEFA, ja çfarë RREZIKON

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool kursen golat për Roma-n, barazon me Stoke në “Anfield”

Sadik.Autor

Leave a Comment