Futboll Premier League Sport

HABIT ME KUSHTIN QË I VENDOS CHELSEA-T/ Çmendet Rudiger, kërkon një pagë prej… 55 milion eurosh

Mbrojtësi gjerman i Çelsit, Antonio Rudiger, nuk do të jetë më lojtar i “bluve” të Londrës sezonin e ardhshëm. Ai ka habitur me kërkesën e tij duke i bërë disa klube të stepen.

28-vjeçari ka kërkuar që paga e tij të jetë 55-milion euro në 4 sezone, përfshirë dhe bonuset. Një kërkesë që ka bërë ekipet që e kërkojnë atë të mendohen dhe një herë.

Real i Madridit ishte një nga klubet që pëlqente më së shumti gjermanin dhe anasjelltas, por “los blancos” janë tërhequr për momentin për shërbimet e Rudiger.

Gjithashtu ekipet e tjera që duan Rudiger në ekipin e tyre dhe që mund t’i plotësojnë kërkesat gjermanit janë Mançester Junajtid, PSG, Juventus dhe Bajerni Mynihut.

Related posts

Gabimi kundër Kroacisë, tifozët kërcënojnë me jetë familjen e Caballero

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja PSG-Real Madrid. Rezultati 1-0

Delo.autor

ZYRTARE/ U dërgua në shtëpi në mes të Botërorit, portieri i njohur jep dorëheqjen nga kombëtarja

F.autor

Leave a Comment