Futboll Sport

NUK MJAFTON VETËM KARTONI I KUQ/ Ofendoi arbitrin, mbrojtësi i Realit të Madridit e pëson me…

Nuk ka mjaftuar kartoni i kuq për mbrojtësin e Realit, Marselo në ndeshjen kundër Elçes, sepse braziliani është ndëshkuar edhe më të ashpër nga Federata Spanjolle.

Në minutën e 102-të, ai u ndëshkua me karton të kuq për një faull në dëm të Tete Morenos. Për gjyqtarin Figeroa Vaskez ishte karton i kuq.

Ndëshkimi nuk i ka pëlqyer aspak Marselos, i cili duke dalë nga fusha, i është drejtuar gjyqtarit me fjalët:

“Je një arbitër i dobët”. Kjo frazë e brazilianit në adresë të gjyqtarit të takimit i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të majtë. Federata spanjolle ka vendosur ta ndëshkojë mbrojtësin me tri takime pezullim.

Related posts

NGA STËRVITJA TEK GJUMI/ Sekreti i rinisë së “përjetshme”, dieta me 6 vakte e CR7

Delo.autor

RONALDO APO MESSI/ Ja kush u shpall lojtari më i mirë i javës në Champions League

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Grupi A: Vllaznia fiton derbin, Dinamo vuan ndaj Erzenit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment