Futboll Ligue 1

Mancini te PSG: “Më pëlqen të stërvis Neymar dhe Mbappe”

Roberto Mancini i shkel syrin drejtuesve të skuadrës franceze të Paris Saint Germain. Trajneri italian ka konfirmuar për gjigantin francez “L’Equipe” se nuk është kontaktuar kurrë më parë nga PSG, por në lidhje me zërat që do ta dëshironin në krye të ekipit parisien, për epokën post-Emery, ish-trajneri i Inter ka deklaruar dëshirën e tij për të stërvitur dyshen Neymar dhe Mbappe.

“Nuk e njoh të ardhmen, për momentin PSG ka një trajner të mirë dhe futbollistë fantastikë. Më pas është e natyrshme që çdo trajner do të dëshironte të udhëhiqte këtë skuadër, është njëra prej më të mirave në botë dhe me ardhjen e Neymar e Mbappe ka tani shanse të mira për të fituar trofeun e Champions League.

Përsëris, do të më pëlqente PSG, pse jo. Sot është Emery që po ecën mirë, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë”, deklaroi Mancini, trajneri aktual i Zenit, kandidat potencial për të drejtuar PSG në të ardhmen.

Related posts

Lumë golash në Bundesligë, Abrashi i sjell fat Freiburgut

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 17 minutash lojë, Kroos ndëshkon Inter me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

SHIFRA TË ÇMENDURA/ Messi mund të përfitojë 500 milion euro në 5 vite nëse kalon te Mançester Siti

Delo.autor

Leave a Comment