Breaking News Futboll Sport

SKANDALI/ Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Armando Duka shton 20 votues anonimë në vend të Shoqatave legjitime

Ka dështuar mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Arsyeja për dështimin e mbledhjes, e cila duhet të mbahej në orën 15:00, është mungesa e kuorumit dhe fakti se kreu i FSHF-së Armando Duka dhe stafi i tij kanë shtuar 20 votues anonimë, duke përjashtuar kështu nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.

Sikur të mos mjaftonin skandalet e Dukës në krye të FSHF sot i është shtuar një tjetër akuzë, ajo e falsifikimit të emrave të delegatëve. Në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e shoqatës së futbollit të Tiranës, Duka ka shtuar 20 votues anonim në vend të shoqatave legjitime. Ai ka prodhuar lista fiktive në momentet e fundit pak para se të niste procesi. Largimi i kandidatit Eduard Prodani dhe mbështesve të tij, pasi refuzoi të bëhej pjesë e një procesi të manipuluar, ka sjellë dështimin e mbledhjes pasi mungon kuorumi i nevojshëm për të zgjedhur kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana.

Skandali ka nisur në  fillim të mbledhjes ku Shoqata e Futbollit Tiranë ka gjetur brenda në sallë delegatë të tjerë që i kishin zëvendësuar .  Në këtë mbledhje Duka nuk lejoi praninë e mediave dhe madje ka bllokuar edhe valët e celularëve  të delegatëve që të mos ketë rrjedhje të informacioneve.

Related posts

Pas largimit, Alexis Sanchez i godet ish-lojtarët e Arsenalit

Q.Autor

De Laurentiis bllokon Sarrin: Askush nuk më ka telefonuar, ka një klauzolë

Sadik.Autor

NIS GARA SE KUSH DO TË JENË PASARDHËSIT/ Talenti Felix kërcënon Haaland e Mbappe: Do jem edhe unë

Delo.autor

Leave a Comment