Futboll Sport

EMRAT/ Futbolli në luftë për mbijetesë, punonjësit e FSHF-së me paga marramendëse. Cilët janë “milionerët” e Federatës

Zgjedhjet në FSHF kanë kthyer edhe një herë vëmendjen mbi mënyrën se si funksionon ky Institucion, ndersa skandali i pagave nxori në pah edhe shumat marramendëse me të cilat paguhen punonjësit e institucionit më të lartë sportiv në vend, ndërkohë që një pjesë e mirë e klubeve, vuajnë edhe kushtet më minimale.

Nga lista e exel, e cila para pak kohësh ishte e aksesueshme thuajse nga gjithë qytetarët, bie në sy shumat marramendëse që përfitohen në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kështu rroga mujore e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku është plot 522,803 lekë në muaj, e pasuar nga ish futbollisti i kombëtares, sot një një prej trajnerëve të përfaqësueseve të Shqipërisë, ai i ekipit U21, Alban Bushi, i cili merr një rrogë mujore prej në shumën e 390,000 lekëve në muaj.

Një pagë e lakmueshme mujore mund të konsiderohet edhe ajo e Aldi Topçiut, si Drejtor i Departamenteve Sportive, e cila arrin në vlerën e 230 638 lekëve në muaj, apo ajo e specialistëve për strukturat organizative, e cila varion nga 221 mijë lekë ( të rinj ) në muaj në 126 mijë lekë ( të rinj) .

Më pas, vijnë një sërë drejtuesish departamentesh të ndryshme, që kanë rroga më të larta se Shefi I Sektorit të Garave, Marius Sulejmani (164,236 lekë), apo Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci (150,956 lekë), të cilët në teori mbajnë dy nga pozicionet më kyçe për organizimin e futbollit në vendin tonë.

Related posts

HUMBJA NDAJ MANCHESTER UNITED/ Mourinho drejt largimit, Tottenhem projekton ish-trajnerin e Juventus…

Delo.autor

DËMTIMI I SULMUESIT REBIC/ Pioli zbulon gjendjen e lojtarit: Në qoftë se ai nuk do jetë gati…

Delo.autor

Fanatics “thumba” Halilit në Vlorë: 2 vite, 1 president, 5 trajnerë. Kush i bie të jetë problemi?

Isa.Autor

Leave a Comment