Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Lojërat Olimpike në alarm, 15 raste me Covid-19 pas mbërritjes së delegacioneve

Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022”, turne që nis më 4 shkurt, kanë bërë me dije se janë regjistruar 15 raste me koronavirus në radhët e sportistëve apo stafeve pjesëmarrëse në këtë event.

Rastet janë regjistruar pas mbërritjes së tyre në Kinë. 12 raste janë konfirmuar pas mbërritjes së sportistëve në aeroport, ndërsa 3 raste janë regjistruar në Fshatin Olimpik, gjatë testeve të përditshme që kryhen aty.

Kështu, ardhja e delegacioneve olimpike në Kinë, që po përgatiten për Olimpiadën, kanë vënë mjaft në panik organizatorët, që kanë shtrënguar masat. Të gjithë personat e infektuar janë vënë në karantinë.

Related posts

KATAR 2022/ Bllokohen prenotimet dhe vendoset çmimi për hotelet. Ja sa do paguajnë tifozët për një natë…

Delo.autor

Eliminimi i turpshëm i kampionëve në fuqi, FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Korea e Jugut-Gjermania

Sadik.Autor

PEZULLIMI I GJATË SJELL PASOJA/ Gjasula me 7 lojtarë të tjerë dëmtohen që në ndeshjet e para

Delo.autor

Leave a Comment