Gossip Sport

PAMJE SHOKUESE NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ Modelja tregon dhunën që i ka shkaktuar ylli i “Djajve të Kuq” (FOTO+VIDEO)

Futbollisti i Mançester Junajtid, Mejson Grinvud, është duke u investiguar nga policia angleze, për shkak se është akuzuar nga e dashura e tij, Herrit Robson, për dhunë ndaj saj.

E dashura e 20-vjeçarit, ka postuar një video dhe disa foto ku tregon shenjat e dhunës nga sulmuesi. Gjithashtu në një video ku është e mbuluar me gjak, ajo shkruan: “Për të gjithë që duan ta dinë se çfarë më Mejson Grinvud më bëri saktësisht”.

Gjithashtu ajo ka postuar dhe një audio nga tetori i 2021, ku tregohet se çfarë i thotë Grinvud të dashurës së tij gjatë momenteve kur e dhunon.

Për këtë lajm ka reaguar dhe vetë Mançester Junajtid me anë të një deklarate. “Ne jemi të vetëdijshëm për fotot dhe akuzat që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Ne nuk do të japim asnjë koment të mëtejshëm deri sa ngjarja të zbardhet. Mançester Junajtid nuk lejon dhunë të asnjë lloji”, shprehej klubi anglez.

Related posts

JORDI ALBA U DËMTUAR NDAJ DORTMUND/ Ja sa do t’i mungojë Trajnerit Valverde

Delo.autor

KORONAVIRUSI “INFEKTON” EDHE CHAMPIONS-IN/ Juventus-Lion mund të luhet larg “Allianz Stadium”

Delo.autor

Teuta nis më 5 korrik, klubi në kërkim të dy qendërmbrojtësve

Sadik.Autor

Leave a Comment