Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK KEMI ZGJIDHJE TJETËR VEÇ FITORES”/ Puja: Me Dinamon, ndeshja më vendimtare e sezonit për Egnatian

Në dy ballafaqimet e fundit, si në kampionat me Vllazninë, ashtu dhe në çerekfinalen e parë të Kupës me Laçin, Egnatia ka treguar rritje në lojën e saj. Përtej dy barazimeve, ekipi ka arritur të shënojë në dy sfidat dhe të pësojë nga 1 gol. Për portierin kavajas të Egnatias, Bruno Puja, këto rezultate kanë sjellë një klimë më të madhe besimi dhe optimizmi në ekip.

“Ndodh që lojërat të mos shpërblehen me pikët që meriton dhe kjo na ka ndodhur në disa përballje. Shto këtu faktin që kemi qenë të ‘mallkuar’ nga dëmtimet e shumta që kemi pasur. Gjykoj se pas dy ndeshjeve të fundit, në kampionat dhe Kupë, në ekip mbizotëron një tjetër frymë. Është rritur besimi te të gjithë dhe jemi të bindur se ka ardhur momenti që të shpërblehemi për lojën që bëjmë. Kemi ndryshuar taktikë loje dhe shikoj që skuadra është më e balancuar tashmë.

Më herët kemi sulmuar shumë dhe në momentet tona më të mira jemi ndëshkuar nga kundërsulmet e kundërshtarëve”, u shpreh fillimisht portieri Puja për “Panorama Sport”.

Duke u kthyer te përballja e radhës, ku rrogozhinasit presin një nga rivalët direktë, Dinamon, pasi është më i kapshmi nga pikët që ka. Kryeqytetasit kanë investuar në merkato, por edhe Egnatia është forcuar, ku së fundi nënshkroi me një sulmues me mjaft përvojë, kongolezin Dzon Delarge. Për Bruno Pujën, përballja e së hënës me Dinamon përbën ndër momentet më vendimtare për rrogozhinasit në këtë pikë të sezonit.

“Ndeshja me Dinamon ka shumë rëndësi, pasi një fitore na mban në korsinë e luftës për mbijetesë. Çdo rezultat tjetër do të na dëmtonte jo pak. Për vetë pikët që kemi ne dhe blutë gjykoj se ky moment është mjaft deciziv për ne. Do të jetë një test i vështirë, por Egnatia tashmë synon të marrë pikë kudo, pasi vetëm kështu mund të mbijetojmë. Ndaj, kjo duhet të nisë nga Dinamo. E kemi grupin e plotë dhe kjo e rrit besimin tonë.

Do të sakrifikojmë gjithçka nga vetja për të dhënë më të mirën dhe për të fituar ndaj Dinamos. Nuk do të jetë e lehtë, por jo e pamundur.

Fundja, s’kemi alternativë tjetër dhe fitorja është zgjidhja e vetme. Tifozët nuk na kanë munguar, na kanë përkrahur dhe ata i shikoj si një armë plus për ballafaqimin e radhës”, përfundoi Puja.

Related posts

DRAMË NË PREMIER/ Kampionët e Anglisë mposhten nga Wolves

Delo.autor

Nga puna në Call Center tek Kupa e Botës/ Ja historia e iranianit të parë në Ligën 1

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Luftëtari. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment