Futboll

Babai i Neymar shuan shpresat e Realit: Ai ka të ardhme në PSG

Babai i Neymarit ka mohuar zërat se djali i tij do të largohet gjatë verës së ardhshme nga PSG për të kaluar në Real Madrid

Gjatë ditës së sotme presidenti i PSG-së, Nasser al Khelaifi ka qëndruar në Brazil, ku është takuar me Neymar dhe babain e tij.

Pas këtij takimi ka folur babai i Neymar, i cili tha se djali i tij e ka të ardhmen në PSG.

“Neymar ka të ardhmen në PSG, Neymar ka të tashmen në PSG”, tha babai i Neymar, duke shuar kështu shpresat e Realit për një transferim të mundshëm.

“Neymar është i lumtur, i motivuar dhe mezi p pret të kthehet. Si shpreson se do të kthehet para përfundimit të sezonit për të luajtur në Kupë dhe në ligë”, u shpreh ai në fund.

Ndërsa, gjatë ditës presidenti Al Khelaifi tha se nuk kanë asnjë problem me Neymar dhe janë shumë të lumtur me të.

Related posts

NGA PORTA NË SULM/ Tirana nis përgatitjet pa një ekip. Bardhebluve i largohen 11 lojtarë

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Schalke merr fitoren e parë në kampionat me “POKER”, Frankfurt i falet dopietës së Andre Silvas

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Durrsakët e Martinit mposhten nga Sherifi dhe eliminohen

Delo.autor

Leave a Comment