Futboll

Ernesto Valverde: Ka bërë një gjë të guximshme, nesër mund të jetë mbrëmja e tij

Andre Gomes ka folur në ditët e kaluara për problemet e tij psikologjike që ka pasur pas kalimit te Barcelona, por trajneri Ernesto Valverde ka thënë se ndeshja e Champions League kundër Chelsea mund të jetë ajo e zhbllokimit për lojtarin.

Trajneri i katalanasve i ka thurur elozhe aftësive të lojtarit dhe ka premtuar se do të bëjë gjithçka është e mundur për të ngritur moralin e tij: “Kam folur disa herë me Andre Gomes. Trajnerët dhe kolegët e tij janë këtu për ta ndihmuar”, ka thënë Valverde në konferencë për shtyp.

“Rrëfimi i tij ka qenë një akt i guximshëm dhe të gjithë ne e respektojmë më shumë për këtë. Ka disa situata që çdo njeri duhet t’i kalojë për ta shtyrë veten përpara. Ai ka shumë cilësi dhe le të shohim nëse ajo e nesërmja do të jetë mbrëmja e tij”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ “Tre Luanët” përfitojnë një penallti, Harry Kane nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

VENDIM I PAPRITUR/ Lojtari i ROMËS ka VENDOSUR të luaj në kampiontin…

Isa.Autor

Gafa e Bonucci-t: Mendon se Milan-Arsenal është për Champions! (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment