Futboll

Fyeu gjyqtarin, ish-futbollisti i Interit rrezikon 2 vite burg

Mbrojtësi turk i skuadrës së Besiktas, Caner Erkin, rrezikon të dënohet me 2 vite burg si shkak i fyerjes që futbollisti i ka bërë gjyqtarit në takimin kundër Basaksehir më 23 tetor.

Arbitri Mete Kalkavan e ndëshkoi 29-vjeçarin me karton të verdhë dhe ky i fundit i acaruar nuk e ka kursyer gjuhën ndaj tij. Sipas “Anadolu” gjyqtari nuk i ka kapërdirë fjalët e ish-futbollistit të Inter të cilin e ka paditur në gjyq.

 

Akuza me të cilën Erkin përballet është ajo e fyerjes ndaj një “funksionari me përgjegjësi për të ruajtur rendin publik” dhe masa ndëshkimore është 2 vite burg si dhe një gjobë e majme.

Related posts

Arsenal gati të paguajë 20 mln € për yllin e Dortmund

Sadik.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi i shkakton humbjen e parë “Bardhebluve”

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Gjithçka për të parë Celtic-un, tifozi mbyllet në banjë për 2 orë pa biletë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment