Futboll

BESON TEK AFTËSITË E ISH-SHOKU TË EKIPIT/ Van Dajk mbron: Do të shkëlqejë…

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil van Dajk, beson se ish-shoku i tij në skuadrën e Selltikut, Keiran Tiernei, do të shkëlqejë në Premier Ligë nëse vendos të luajë për skuadrën e Arsenalit.

kieran-tierney

“Topçinjtë” e Londrës janë pranë blerjes së lojtarit, por skuadra skoceze kërkon 25 milionë paund për të, duke ngrirë transferimin, pasi Arsenali mendon se kjo shumë është e tepërt.

“Nuk është e lehtë të luash në Angli, duhet të zhvillosh disa ndeshje të mira për të fituar besimin e klubit. Por mendoj që Keiran i ka të gjitha aftësitë për të bërë mirë”, u shpreh holandezi Van Dajk.

Tiernei luan si mbrojtës i majtë, një pozicion që mbulohet momentalisht nga Naço Monreal. Trajneri Unai Emeri ka kërkuar që drejtuesit të bien dakord për një shifër të arsyeshme për ta çuar në fund këtë transferim. Spanjolli e vlerëson shumë lojtarin dhe e do në skuadër për sezonin e ri.

Related posts

LIVE/ Islandë-Shqipëri, nis sfida kualifikuese

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Real Madrid mbllokohet nga Getafe dhe ndajnë pikët, ndërlikohet ndjekja e kreut

Delo.autor

Kupa e Botës/ Arbitrit italian i besohet ndeshja kryesore e Grupit B

Sadik.Autor

Leave a Comment