Futboll Seria A Sport

PAS DËMTIMIT TË RËNDË NË FYTYRË/ Napoli porosit dy maska speciale karboni. Njëra për Osimhen, tjetra për…

Te Napoli po presin me padurim kthimin e Viktor Osimhen në fushën e lojës. Lojtari ka lënë pas dëmtimin e rëndë në fytyrë, por për t’u stërvitur normalisht dhe për të qenë i gatshëm për ndeshje, i dihet të luajë me një maskë speciale karboni të ndërtuar posaçërisht për të.

Megjithatë, mediat italiane bëjnë të ditur se në fakt Napoli pret dy maska speciale, pasi e njëjta kompani do të prodhojë një të ngjashme për Hysajn. Jo Elseidin, i cili tashmë luan te Lacio, por për kushëririn e tij Daniel, i cili luan me ekipin e të rinjve të Napolit.

Mbrojtësi i cili është pjesë edhe e përfaqësueses U19 të Shqipërisë, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Xhenoas, me një frakturë të rëndë në hundë. Klubi i Napolit është kujdesur që ai të operohet menjëherë me një nga kirurgët më të njohur.

Më pas, për të është bërë porosia te Roberto Ruxhiero, i njëjti person i cili ka ndërtuar maskën e karbonit për Osimhen, duke krijuar kushtet që ky i fundit të fillojë të stërvitet e të luajë normalisht, pavarësisht dëmtimit të rëndë që pësoi në zonën rreth syrit.

Related posts

ZHGËNJEN NË MIQËSORE/ Tirana e mbyll me humbje fazën përgatitore

Delo.autor

EURO 2020/ Sensi e prish mbrëmjen e tij, njeriu i rekordeve ndëshkon Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Krenar për xhaxhain e tij/ Ja cili është SHQIPTARI që luajti për Kroacinë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment