Bundesliga Futboll Sport

“NE JEMI NJË NGA FAVORITËT”/ Lewandowski jep kushtrimin e fortë, “kërcënon” rivalët e Champions League

Jo vetëm konsideratat për Erling Haaland. Robert Lewandowski flet edhe për ambiciet e tij dhe ato të Bayern Munich në sezonin aktual. Objektivi kryesor, përveç Bundesligës, është triumfi në Champions League.

Fjalët e tij në “Pilka Nozna” nuk lënë asnjë dyshim për qëllimet e qendërsulmuesit, i freskët nga fitimi i çmimit “The Best FIFA” 2021: “Bayern Munich dëshiron gjithmonë t’i fitojë të gjithë trofetë. Duke parë se si luajmë sot dhe çfarë formacioni kemi, ne jemi një nga favoritët e mëdhenj për Champions League”.

Por, për ta bërë këtë do të ndihmojë gjithashtu arritja në sfidat vendimtare në mënyrën e duhur: “Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve në javët më të rëndësishme të sezonit. Gjithashtu, duhet të llogaritni saktë kohën për të arritur formën maksimale në kohën e duhur”.

Me pak fjalë, kundërshtarët janë të paralajmëruar. Bavarezët do të sfidojnë Salzburgun në 1/8 e Champions League.

Related posts

“RRËFEHET” RONALDO/ Jam në sfidë me djalin tim, e di që ai do të bëhet më…

Isa.Autor

PROJEKTI ZIKALTËR/ Rinovimi i Icardit dhe mbrojtësi i djathtë, dy prioritetet e Interit

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Zbulohet skema e Francës kundër Shqipërisë, ja plani “gjelave”

Delo.autor

Leave a Comment