Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA ÇMEND RIVALËT/ Ja si spanjolli shmang gjobën 20 mijë paund në çdo ndeshje

Pep Guardiola po çmend rivalët e Manchester City në Premier League, por spanjolli duket se është një hap përpara edhe drejtuesve të federatës angleze në mbështetjen e tij për pavarësinë e Katalonjës.

Guardiola është gjobitur 20.000 paund sezonin e kaluar për mbajtjen e fjongos së verdhë, simboli i mbështetjes ndaj liderëve të lëvizjes nacionaliste të burgosur në krahinën e tij, gjatë ndeshjes kundër Wigan. Trajneri i City-t është ndalur në bazë pikës 12 të rregullores, që thotë: “Mbajtja e objekteve ose veshjeve (duke përfshirë edhe këpucët e futbollit) që mund të jenë fyes, diskriminues, apo që mund të përdoren si mesazh politik, është e ndaluar”.

Ky rregull “vlen për klubet, lojtarët, drejtuesit ose arbitrat”, por vetëm për kohëzgjatjen e ndeshjes. Ky rregull, në fakt, nuk ndalon mbajtjen e këtyre objekteve para fillimit të ndeshjes, duke i dhënë mundësi lojtarëve që të veshin fanella kundër racizmit gjatë nxehjes ose në përfundim të 90 minutave.

Guardiola i është bindur plotësisht këtij rregulli, duke e hequr fjongon gjatë ndeshjes ose duke e mbajtur atë të fshehtë. Por, gjatë konferencave për shtyp para dhe pas ndeshjes, ai sigurohet që simboli për pavarësinë e Katalonjës të jetë mirë në dukje.

Related posts

Pogba shënon supergol ndaj Rusisë

Sadik.Autor

DI MARIA DHURON SPEKTAKËL/ PSG fiton me “poker”, “skuqet” Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË GRUMBULLUAR TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Sancho “shkatërron” Harry Maguire në seancën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment