Futboll Seria A Sport

“NUK E NJOH”/ Sarri për blerjen e re: Është mbrapa me përgatitjen

Maurizio Sarri, trajneri i Lazio-s, ka folur në konferencë për shtyp nnë prag të sfidës së kampionatin kundër Fiorentina-s, që do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Trajneri ka folur për sesionin e fundit të merkatos, që nuk ka sjellë emra të rëndësishëm për skuadrën bardhekaltër: “Merkato është e mbyllur, stop. Është e kotë të flasim për gjëra që mund të kthehen kundër skuadrës”, ka thënë Sarri.

“Nuk ka asgjë për të thënë, duhet të bëjmë më mirë me këta lojtarë dhe e di se ekziston mundësia për ta bërë. Nuk ka asnjë justifkim, këta jemi”.

Për Cabral: “Të shohim se çfarë mund të japë. Dua të jem i sinqertë: e njoh shumë pak, por kemi një person të stafit që e ka ndjekur edhe pse në mënyrë sipërfaqësore. Nuk është në maksimumin e formës sepse ka pësuar një dëmtim në nëntor dhe është kthyer në fund të janarit”.

Related posts

MUNGESË DISIPLINE TEK BARCELONA/ “Peshat e rënda” kundër Valverdes, rebelohen lojtarët

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Mbyllet pjesa e parë, verilindorët i ndëshkon një lojtar i vet (VIDEO)

Isa.Autor

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Gjermania mendon largimin e trajnerit Low. “Piketohet” zëvendësuesi

Delo.autor

Leave a Comment