Futboll Seria A Sport

VAZHDON EPËRSINË E FITOREVE/ “Demi” Martinez mposht Spal me dopietë dhe ngjit “Zikaltërit” në krye

Interi ka mposhtur 2-1 SPAL dhe është ngjitur në krye të Serie A. pas barazimit të Juventusit, skuadra e Contes kishte mundësinë që më në fund të merrte kreun e klasifikimit dhe nuk e ka shpërdoruar këtë mundësi të artë. Zikaltrit kanë një pike avantazh ndaj Juves.

Interi ne nisi me intensitet ndeshjen përpara mbi 60,000 tifozëve të pranishëm në San Siro. Lautaro Martinez ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 16’ për vendasit. Sulmuesi argjentinas ka lëvizur mire përpara se të lëshonte një goditje të hidhur me të djathtën duke mposhtur Berishën, I cili mund të kishte bërë më mire.

Zikaltrit vazhdojnë me të njëjtin ritëm dhe minutën e 41’ kanë shënuar golin e dytë të takimit dhe ishte përsëri Martinez. Këtë here ai ka shfrytëzuar më së miri një kros nga e djathta nga Candreva duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Pas pushimit SPAL vendos të rihapë gjithçka duke gjetur golin e pare me Valorin. Lojtari i miqve ka dribluar tre kundërshtarë përpara se të mposhtte edhe Handanovic. Megjithatë Interi ruajti qetësinë dhe mbajti kontrollin e sfidës, megjithëse nuk arriti të shënonte golin e sigurisë.

Related posts

E BUJSHME/ Mourinho do të marrë 67.421 euro për çdo ndeshje, por me një klauzolë tepër të veçantë

Delo.autor

PESË NDESHJE NË 3 DITË/ Publikohet axhenda, ja sfidat e javës së dytë në Superiore….

Delo.autor

PAS REFUZIMIT TË OFERTAVE NGA KATARI/ Juventus ka gati planin për shitjen e Mandzukic

Delo.autor

Leave a Comment