Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në sfidën mes Udinezes dhe Torinos. Lojtari i torinezëve, Alesandro Buonxhorno u bë protagonist me daljen e tij nga sfida.

Lojtari u zëvendësua në minutën e 51, por gjatë daljes së tij ai hoqi bluzën. Këtë e bëri me qëllim sepse lojtari nëse merrte karton të verdhë atëherë do të mungonte ndeshjen e ardhshme kundër Venecias. Por pse një lojtar do të donte të mungonte qëllimisht një ndeshje si kjo?

Arsyeja është se pas Venecias, skuadra e Torinos do të luajë derbin kundër Juventusit. Ai madje i bëri me shenjë arbitrit që t’i jepte kartonin e verdhë, por arbitri nuk ja plotësoi tekën. Kështu që ai do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Venecias, por me frikën se nëse ndëshkohet, atëherë do të humbasë derbin kundër Juventusit.

Related posts

Volej femra/ Suedia i jep leksion kombëtares kuqezi, i eliminon nga European League

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Ish-sulmuesi i Partizanit arrin marrëveshjen me skuadrën e Serisë A…

Delo.autor

PJANIC DREJT BARCELONËS/ Trajneri Sarri “driblon” gazetarët me përgjigje diplomatike!

Delo.autor

Leave a Comment