Futboll Sport

MILAN-BENFICA/ Trajneri Giampaolo nuk aktivizon blerjet e verës (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani luan mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë në International Champions Cup, përballë Benfikës, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tekniku Xhampaolo, në formacionin titullar të zgjedhur ndaj portugezëve, nuk ka aktivizuar asnjë nga blerjet e reja të verës, si Striniç apo Kruniç, ndërkohë që vija e parë e sulmit përbëhet nga Suso, Kastijeho dhe Piontek.

Kujtojmë që ndeshjen e parë ndaj Bajernit të Mynihut në këtë turne miqësor, Milani u mund me shifrat e ngushta 1-0.

21:06 | Milan-Benfika

FORMACIONET

MILAN (4-3-1-2): G. Donaruma; Kalabria, Musakio, Romanjoli, R. Rodríguez; Borini, Bilia, Çalhanoglu; Suso; Kastijeho; Piontek. Stol: Reina, A. Donaruma, Konti, Striniç, Gabia, Bonaventura, Kruniç, Breshanini, Mioniç, Kapani, Maldini, Kapone. Trajner: Xhampaolo.

BENFICA (4-2-3-1): Odysseas; Nuno Tavares, Rúben, Ferro, Grimaldo; Fejsa, Gabriel; Pizzi, Rafa, Taarabt; Seferovic. Trajner: Lage.

Related posts

Manchester City vazhdon serinë e fitoreve, kalon në raundin tjetër të FA Cup

Q.Autor

PORTUGALI-FRANCË/ “Gjelat” heshtin në 45 minutat e para, tek portugezët “këndon” Ronaldo

Delo.autor

E PABESUESHME/ Lojtari bëhet “mister 500”, ngjitet në “Olimpin” e Barçës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment