Futboll Kategoria Superiore Sport

GOLI I ANULUAR I VLLAZNISË SHKAKTOI POLEMIKA/ Reagon mbrojtësi i Laçit: Një sqarim për ata që…

Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë prodhoi shumë polemika. Një ndër më rastet të kontestuara ishte goli i anuluar i Vllaznisë.

Gjurgjeviç kaloi në avantazh shkodranët, por goli i tij u anulua sepse Da Silva preku topin me dorë në fillim të aksionit. Arbitri Eldorjan Hamiti u konsultua me VAR-in dhe anuloi golin. Për këtë vendim është shprehur dhe Renato Malota.

Mbrojtësi i Laçit ka postuar një foto në Instagam ku duket momenti i prekjes me dorë.

“Një sqarim për ato që akoma mendojnë që goli ishte i rregullt”, shkruhej në postim.

Ndeshja përfundoi 1-0 në favor të Laçit, ku golin e vetëm të sfidës e shënoi Guindo me penallti.

Related posts

Lojërat Dimërore 2018, të tjera medalje për Norvegjinë

Q.Autor

Real ofron 125 milionë euro për dy futbollistë të Chelsea…

Sadik.Autor

Barcelona, 507 milionë euro në sezon për pagat e futbollistëve

Q.Autor

Leave a Comment