Futboll Kategoria Superiore Sport

GOLI I ANULUAR I VLLAZNISË SHKAKTOI POLEMIKA/ Reagon mbrojtësi i Laçit: Një sqarim për ata që…

Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë prodhoi shumë polemika. Një ndër më rastet të kontestuara ishte goli i anuluar i Vllaznisë.

Gjurgjeviç kaloi në avantazh shkodranët, por goli i tij u anulua sepse Da Silva preku topin me dorë në fillim të aksionit. Arbitri Eldorjan Hamiti u konsultua me VAR-in dhe anuloi golin. Për këtë vendim është shprehur dhe Renato Malota.

Mbrojtësi i Laçit ka postuar një foto në Instagam ku duket momenti i prekjes me dorë.

“Një sqarim për ato që akoma mendojnë që goli ishte i rregullt”, shkruhej në postim.

Ndeshja përfundoi 1-0 në favor të Laçit, ku golin e vetëm të sfidës e shënoi Guindo me penallti.

Related posts

PËRSËRI NË ALARM JUVENTUSI/ “Katalanasit” bëjnë gati ofertën e çmendur

Delo.autor

Toni Kroos: Duhet të luftojmë për top 4-she për ta siguruar kualifikimin në CHL

Q.Autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Myllet 0:2 ndeshja, Kejn i pagabueshëm vulos fitoren

F.autor

Leave a Comment