Futboll Sport

TREGON MOMENTIN KUR CR7 HUMBI TË ATIN/ Tekniku Skolari: Sot s’mund të bëj gjë, kështu që…

Tekniku brazilian, Felipe Skolari, ka folur në një intervistë për karrierën e tij, që nga drejtimi i Brazilit, Portugalisë dhe Çelsit e deri te momenti vështirë më Kristiano Ronaldon.

Kur u pyet për yllin portugez, Skolari nuk i kurseu elozhet: “Ai është një makineri golash. Është fantastik. E kam parë që në fillimet e tij te Sportingu, ku kishte shumë dëshirë dhe forcë dhe mund të them se sot ai ka akoma më shumë dëshirë seç kishte në fillimet e tij”.

Por ai u pyet gjithashtu dhe për momentin e vështirë që kaloi me Ronaldon, kur duhej t’i thoshte se babai i tij kishte ndërruar jetë. “Ishte shumë e vështirë për mua. Në krijuam një lidhje shumë të fortë mes nesh, më shumë se veç trajner-lojtar. Kur lajmi na erdhi përpara sfidës me Rusinë, asnjë nuk dinte si t’ia tregonte. Ishte shumë e vështirë për mua, sepse dhe unë kam kaluar të njëjtën gjë. Atë ndeshje Ronaldo bëri një lojë të mrekullueshme dhe më pas u kthye në Portugali” u shpreh tekniku brazilian.

Gjithashtu Skolari theksoi dhe fjalët e Ronaldos atë ditë, që ishin: “Unë s’mund të bëj asgjë për babain tim sot, kështu që unë do të luaj nesër dhe më pas do të iki”.

Related posts

Krizë financiare? Te Skënderbeu kanë 2 muaj pa marrë rrogat

Sadik.Autor

Real Madridi huazon talentin e vet te një tjetër Real në La Liga

Sadik.Autor

NDODH E PABESUESHMJA/ Legjenda braziliane sponsorizon transferimin e Neymar tek…

Delo.autor

Leave a Comment