Futboll

Dëmtimi horror, lojtarët e shokuar qëndruan për 9 minuta në dhomat e zhveshjes

Mesfushori i Luton Town, Luka Berry pësoi një dëmtim aq serioz në këmbë, saqë nxiti një vonesë prej nëntë minutash, me të dyja ekipet që u thërritën serish në dhomën e zhveshjes. 25-vjeçari, ishte titullar në ndeshjes mes Colchester dhe Luton e vlefshme për League Two.

Ylli i i Hatters u largua me sekonda nga fusha dhe lojtarët dukeshin të shokuar kur ai u largua nga fusha me barrelë. Tifozët që e panë këtë moment thanë, se këmba e Berry ishte e kthyer në anën e gabuar, teksa ata dhanë ngushëllimet e tyre.

Mesfushori u hodh për një goditje me kokë dhe u përplas në tokë duke lënë lojtarët e të dyja skuadrave të shokuar. Klubi i Luton postoi menjëherë lajmin në rrjetin social “Twitter” duke shkruar: “Duket si një dëmtim serioz për Luka Berry”.  Trajneri i Hatters, Nathan Jones ishte i pari që vrapoi drejt fushës për të kontrolluar mesfushorin, që pësoi një dëmtim horror, i cili u largua me barrelë nga fusha pas 14’ minutash lojë. Ndeshja ndërmjet Colchester dhe Luton u mbyll me fitoren e vendasve 2-1.

Related posts

I FIKSUAR PAS MESFUSHORIT TË MILAN/ Presidenti i Bayern: Është shumë i ri dhe ka një inteligjencë të madhe. Sikur ta shihja…

Delo.autor

“SHKËLQEN ME EKIPITET E VOGLA”/ Ish-lojtari argjentinas kritika: “Pleshti” nuk mund të krahasohet kurrë me…

Delo.autor

Mourinho siguron blerjen e parë, 90 milionë euro për yllin e Serisë A

Sadik.Autor

Leave a Comment