Futboll Shqipëri Sport

LEVANTE MERR LAJMIN E KEQ/ 4 muaj burg për Bardhin. Dënimi pezullohet për 2 vite

Lajme të këqija për Enis Bardhin. Mesfushori maqedonas i Levante-s është dënuar me katër muaj burg dhe një gjobë 1920 euro.

Lojtari i lindur në Shkup dhe me baba shqiptar, e ka marrë këtë dënim për shkak se ka paraqitur një patentë false gjatë një kontrolli të bërë më 5 prillin e viti të kaluar.

Megjithatë, dënimi është pezulluar për dy vite. Lajmi është dhënë nga Marca.

26-vjeçari, i cili do të sfidojë Italinë në mars me Maqedoninë e tij në playoff-et për Katar 2022, ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 18 ndeshjet e luajtura me Levante-n në këtë sezon.

Në rast se lojtari do të bëjë një tjetër shkelje gjatë dy viteve, atëherë do të duhet ta shlyejë dënimin në burg.

Related posts

ÇMENDET Napoli/ Të “kaltrit” ofrojnë 50 mln euro plus 2 lojtarë, për talentin e Serie A

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Gafë e pabesueshme nga portieri Strakosha, realizon një autogol (VIDEO)

Delo.autor

ISH-LOJTARI LEGJENDAR I MILANIT/ Pirlo: Tek kjo Itali do ndihesha shumë mirë, Nuk duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment