Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Donnarumma: Telefonata e fundit e Milanit ishte për të më thënë se…

Largimi i Donarumës nga skuadra e Milanit prodhoi shumë polemika, me tifozët që iu kundërvunë portierit duke e quajtur tradhtar. Disa muaj nga transferimi i tij tek PSG, italiani i është kthyer atyre momenteve.

Në një intervistë për prestigjiozen “La Gazzetta Dello Sport”, 22 vjeçari ka folur për lamtumirën që i dha kuqezinjve në merkaton e verës.

Largimi nga Milani

“Të gjithë më fajësojnë mua, pa parë se çfarë ndodhi në anën tjetër. Telefonata e tyre e fundit ishte për të më thënë se kishin marrë një portier tjetër. Ky është fundi i historisë. E falënderoj klubin për atë se çfarë ka bërë për mua. I ndjek ndeshjet e tyre si tifoz dhe u kënaqa për fitoren në derbi.”

Kalimi tek PSG

“Mendoj se ka qenë gjithmonë fati, pasi ata ma kanë ndjekur prej vitesh. Jam i lumtur dhe krenar që gjendem këtu.”

Rivaliteti në portë me Kejlor Navas

“Nuk ka krisje me Navasin, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. E dija që do të kishte konkurrencë kur erdha këtu, por nuk e kam problem.”

Related posts

PAS BARAZIMIT ME PARMËN/ Ronaldo: Shumë shpejt do shihni “Zonjën e Vjetër”…

Delo.autor

SHOK TEK KOSOVA ME MURIQIN/ Galatasaray planifikon blerjen e futbollistit të talentuar…

Delo.autor

E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

Q.Autor

Leave a Comment