Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nga lamtumira e mundshme te ringjallja, ylli i Barcelonës bind Xavi-n

Frenkie de Jong ka qenë shpesh nën akuzë në shtëpinë e Barcelona-s. Gjeniu holandez i mesfushës është transferuar nga Ajax në Camp Nou për të marrë në dorë kursin e ri të katalanasve, por nuk ia ka dalë kurrë.

Të paktën, deri në momentin që  Xavi Hernandez ka marrë vendin e Ronald Koeman në drejtimin e blaugranave. De Jong, në fakt, po i mëson shumë mirë skemat e trajnerit të ri dhe paraqitjet e bëra kundër Alaves dhe Atletico Madrid janë ato që Xavi kërkon të shikojë nga holandezi, sipas Mundo Deportivo-s.

I ka pëlqyer në çdo fazë dhe për këtë arsye zërat e merkatos që e kanë dhënë afër Manchester United dhe Juventus-it, duket se janë vetëm një kujtim i largët tashmë.

Related posts

REFORMIMI I “LA ROHAS”/ Enrike me dorë “të hekurt”: Prezanton rregullat e reja

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Barcelona firmos me talentin holandez, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona heq dorë nga Coutinho, janë të gatshëm t’ia ofrojnë klubit të Premier…

Delo.autor

Leave a Comment