Futboll Sport

“FLIRTON” ME BARCELONËN/ Lideri i mesfushës së Milanit pranë largimit nga kuqezinjtë

Fronk Kesi është pranë lamtumirës me Milanin. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, lideri i mesfushës kuqezi po “flirton” me Barcelonën për një transferim të mundshëm të tij me parametra zero teksa nuk do të rinovojë kontratën me Milanin, që i skadon në fundin e këtij sezoni.

Milani ka gati zëvendësuesin e “presidentit” ku thuhet të jetë Renato Sançezi i Lilës, duke parë se marrëdhëniet me klubin francez janë të shkëlqyera pas transferimeve të Rafael Leao dhe Majk Menjosë.

Gjatë këtij sezoni me fanellën kuqezi në Serinë A, mesfushori 25-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 5 gola.

Related posts

SHKËLQEN TEK BARCELONA/ Lamine Yamal, historia prekëse që fshihet pas emrit të plotë të gjeniut të futbollit

F.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan gjen zëvendësin e Ibrahimovic, hedh “tentakulat” për yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Konfirmohet, Arthuri është i Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment