Gossip Sport

“SUKSESE NË FINALE…”/ “Big Brother Vip” mbërrin tek Arsenal-i, ja për kë voton Xhaka (VIDEO)

Big Brother Vip është një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm. Një ndjekës special i emisionit duket se është edhe mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka.

Zvicerani me origjinë shqiptare ka publikuar një storie në profilin e tij në Instagram në të cilën ka bërë thirrje që të votohet për  Donald Veshaj si fituesin e edicionit të parë të Big Brother Vip Albania.

“Donald mas pari më lër të flasë, suksese në finale, jemi me ty forca”, ka qenë mesazhi i Xhakës në videon e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se fituesi i Big Brother Vip do të zbulohet më 18 shkurt dhe se në finale, përveç Donaldit, janë edhe Iliri, Beniada dhe Einxhel.

VIDEO

Related posts

SHQIPËRIA NUK GJEN NGUSHËLLIM/ Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

F.autor

KAOS/ Tension te Barcelona pas humbjes, Suarez dhe Pike shkëmbejnë sharje banale (FOTO)

Isa.Autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Inter i tregon “dhëmbët” “parisienëve” në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment