Futboll Sport

BËN PËR UJË TË FTOHTË MOURINHO-N/ Capello: Mund t’i bëjë dëm ekonomik klubit, ato ofendime…

Ish-trajneri i Roma-s, Fabio Capello, komentoi për Sky Sport për situatën e ndërlikuar të verdhekuqve dhe menaxhimin e shumëpërfolur të trajnerit Mourinho: “Shpërthimi i Mou? Këto janë ofendime ndaj lojtarëve, por respekti duhet gjithmonë. Duhet të presesh respekt por edhe ta japesh. Mendoj se ka luajtur karten e fundit duke ofenduar lojtaret.

Nuk e kam ber kurre, gjithmone e kam vendosur veten me respekt pa ofenduar. Gjithmone kam vepruar me respekt duke kerkuar te njejten gje. Rregulli i pare qe kerkoj eshte pikërisht atë të respektit ndaj gjithë stafit.

Të trajtosh keq njerëzit do të thotë të jesh në gjendje të ofendosh një nga familja jote. Nëse më ofendon mua siç bëri Mourinho, i krijon edhe dëm ekonomik shoqërisë dhe është një aspekt shumë i rëndësishëm”.

Për barazimin e djeshëm me Sassuolo Capello shtoi: “Duke ditur Romën, po të kishte humbur 2-1 dje, tifozët do të kishin shkuar në Trigoria. Kur isha unë atje, 3000 erdhën në Trigoria pasi kishin pësuar katër gola nga Atalanta. Mourinho është përdorur për të fituar, për të qenë protagonist dhe lider. Duke u gjendur në këtë situatë dhe me këto vështirësi, ai ka humbur toruan”.

Related posts

NË KRYE TË LISTËS PËR MERKATON E VERËS/ Gjigandi turk shfaq interes për mesfushorin e Kombëtares

Delo.autor

VANDALIZËM NË “AIR ALBANIA”/ FSHF kërkesë policisë: Arrestoni tifozët, fotot në ekranin e stadiumit

Delo.autor

Heroi i Milanit rrëfen me lot në sy: Dje luajta me të rinjtë, sot shënoj në derbi, nuk mund ta besoj

Q.Autor

Leave a Comment