Futboll Sport

NDESHJA BRAZIL-ARGJENTINË/ Mashtrimi me karantinën, FIFA pezullon 4 lojtarë

Katër lojtarë të kombëtares argjentinase janë pezulluar me dy ndeshje për ndërprerjen e kualifikueses së Botërorit kundër Brazilit në shtator.

Dy lojtarët e Aston Vilës, Emiliano Buendia dhe Emiliano Martinez, bashkë me ata të Totenhemit në atë kohë, Lo Selso dhe Romero, u dënuan nga Komiteti Disiplinor i FIFAs për shkeljen e protokolleve të sigurisë.

Ndeshja e 5 shtatorit u shty pasi autoritetet braziliane të shëndetësisë mësynë në fushën e Sao Paulos duke këmbëngulur se katër lojtarët argjentinas kishin shkelur protokollin e COVID-it, duke i akuzuar ata se kishin falsifikuar formularin e karantinës dhe nuk mund të ishin në fushë.

FIFA vendosi riluajtjen e ndeshjes dhe i gjobiti edhe të dyja federatat.

Related posts

ZBULON PENALLTINË E IBRAS NË DERBI/ Julio Cesar: Mos e gjuaj në qendër, ja çfarë më tha pasi shënoi

Delo.autor

E ARDHMJA E ELSEID HYSAJ DREJT ANGLISË/ Kërkon shërbimet e shqiptarit ekipi i Premier…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Kukësi 45 minuta larg finales së Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

Leave a Comment