Futboll Seria A Sport

SFIDA BOLOGNA-INTER/ Apeli lë në fuqi për riluajtjen e ndeshjes, “Zikaltërit” lëvizin gurin e fundit

Më shumë se një muaj pas anulimit të ndeshjes Bolonja-Inter, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19 në radhët e vendasve, ka ardhur një tjetër vendim.

Ndërkohë që Gjykata Sportive vendosi fillimisht që ndeshja do të luhej dhe Interi nuk do të merrte një fitore 0-3 në tavolinë, zikaltrit apeluan duke shpresuar një tjetër përgjigje.

Por edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar se Bolonja-Inter do të luhet, me motivacionin:

“Anulimi i ndeshjes ka ardhur për shkaqe madhore”.

Milanezët ama nuk duken fort të kënaqur me vendimin dhe mendojnë të shfrytëzojnë afatin 30-ditor që kanë për ta dërguar çështjen në CONI (Komiteti Olimpik Italian), që do të thotë fjalën e fundit.

Në një situatë të tillë, duke marrë parasysh këtë kohë dhe të paktën dy javë që do t’i duhen institucionit për të shqyrtuar materialin, nëse do të vendoset përsëri të riluhet ndeshja, vendimi për datën do të merret vetëm në prill.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TEK MANCHESTER UNITED/ Sancho: Është një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të…

Delo.autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Tension në “Loro Boriçi”, tifozët shkodranë nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ 30 sekonda në fushë, Okugawa barazon Bayernin pas gabimit të Lewandowskit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment