Futboll Sport

CHAMPIONS-I NDEZ PROJEKTORËT/ Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut më të mirët (TABELA)

Faza e 1/8-ve të Champions Ligës do të rinisë sot me skuadrat më të mira të cilat kanë arritur të kualifikohen në fazën me eliminim direkt. Bajerni i Mynihut ishte me fat teksa “peshkoi” skuadrën e Salcburgut në një duel që në letër duket më shumë favorit. Ndërkohë që skuadra e Nagelsmanit kërkon të lërë pas humbjen e turpshme në kampionat ndaj Bohumit.

CHAMPIONS

Champions-i është kompeticioni më i rëndësishëm dhe më spektakolar për klube, dhe kjo që nga viti 1955. Aty ku skuadrat më të mira të kampionateve më të forta në Europë përballen me njëratjetrën për të fituar në fund trofeun prestigjioz.

RENDITJA

“The Sun” ka treguar skuadrat më të mira të kompeticionit duke u bazuar në shifrat nga krijimi në 1955, jo nga riformatimi i 1992. Reali i Madridit mban vendin e parë me 892 pikë duke u bazuar në formatin me një fitore 3 pikë pasi ka fituar trofeun plot 13 herë. Skuadra e Bajernit mban vendin e dytë me 717 pikë.

Kampionët e Gjermanisë kanë fituar plot 6 Champions. Mançester Junajtid ka grumbulluar 523 pikë dhe renditen të katërtit në tabelën e klubeve më të mira në Europë. Liverpuli në krahun tjetër regjistron vetëm 119 pikë më pak se Junajtid edhe pse kanë fituar gjashtë herë trofeun më të rëndësishëm për klube.

Kjo, sepse skuadra e Mançesterit ka luajtur 66 ndeshje më shumë se skuadra e Klopit dhe kanë qenë më shumë aktivë në fazën e grupeve në këtë kompeticion. Milani është para Liverpulit me 18 pikë më shumë se gjigantët e Premier Ligës. Portoja është në vendin e tetë, ndërsa në fund renditen Benfika dhe Ajaksi.

Kujtojmë që kuqezinjtë e Milanit janë eliminuar në fazën e grupeve duke mos arritur të vazhdojë më tej edhe pse disi e pritshme duke parë grupin në të cilën bënte pjesë. Liverpuli i cili u kualifikua i pari në grupin e ferrit ku bënte pjesë dhe “djalli”, do të ndeshet nesër ndaj Interit në një sfidë e cila pritet të dhurojë spektakël përpara 40 mijë tifozëve vendas.

Ekipi që kryeson tabelën e skuadrave më të mira në Europë, Reali i Madridit do të luaj sot një supersfidë ndaj Parisit. Një ndeshje që është konsideruar dhe si një finale e parakohshme nga sportdashësit.

Një tjetër sfidë interesante është dhe ajo mes Sportingut të Lisbonës dhe skuadrës së Pep Guardiolës, Mançester Siti, që në këtë sezon kërkon të shkojë sërish në finale ashtu siç bëri një sezon më parë.

Related posts

KUKËSI-PARTIZANI/ Zhbllokohet sfida në “Loro Boriçi”, Kardozo kalon në avantazh skuadrën e Dajës (VIDEO)

Delo.autor

Shtatë sfidat që e kanë bërë Cristiano Ronaldon të nënshkruajë me Juventusin

Isa.Autor

E FUNDIT/ Tuchel vendos për Mbappe, zbulohet nëse luan sulmuesi!

Delo.autor

Leave a Comment